Përballjet e dyta çerekfinale në mesjavë

Në mesjavë zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë. 

Peja – Golden Eagle Ylli është derbi verdhezi dhe derbi i çerekfinaleve të “Play-off”-it.

Takimin e parë e fitoi skuadra therandase 93:82, në një sfidë shumë interesante nga fillimi deri në fund. 

Pejanët duan fitore për të barazuar serinë çerekfinale në 1:1, kurse therandasit të fitojnë dhe të kualifikohen në gjysmëfinale, ku i pret Trepça.