Magyar pret të formojë qeverinë të Hungarisë deri në mesin e majit
Fituesi i zgjedhjeve në Hungari, Peter Magyar, ka thënë sot se Presidenti Tamas Sulyok do t’i kërkojë atij në seancën inauguruese të parlamentit të formojë qeverinë e ardhshme, e cila mund të betohet në detyrë nga mesi i muajit të ardhshëm ose disi më herët.
“Presidenti më ka informuar se do të më kërkojë në seancën inauguruese të parlamentit të ri të bëhem Kryeministër dhe të formoj një qeveri, si lider i partisë që mori më shumë vota,” tha Magyar pas takimit me Sulyok, raporton Reuters.