Rrokulliset traktori në Istog, humb jetën një person nga Klina
Një person ka humbur jetën si pasojë e rrokullisjes me traktor në Istog.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Polanë, ku viktima, nga fshati Leskicë e Klinës, kishte shkuar për të prerë dru në pyll.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 11:20, raporton Zeri.info.
“Sot rreth orës 11:20, Stacioni Policor në Klinë është njoftuar se një person nga fshati Leskicë - Klinë kishte shkuar për dru me traktor në pyll në fshatin Polanë - Istog. Viktima është rrokullisur me traktor, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar në QMF në Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore. Në lidhje me rastin, hetimet janë duke vazhduar”, tha Gashi. /Zëri