Vizita historike e mbretit Karli III në SHBA më 27 prill, do t’i drejtohet Kongresit amerikan

Mbreti Karli III pritet t’u drejtohet të dy dhomave të Kongresit të Shteteve të Bashkuara më 28 prill, gjatë vizitës së tij shtetërore në SHBA, njoftoi Buckingham Palace.

Ky do të jetë një moment i rrallë historik, pasi shënon vetëm herën e dytë që një monark britanik mban fjalim në Kongresin amerikan. Herën e parë këtë e bëri Mbretëresha Elizabeth II në vitin 1991 gjatë vizitës së saj në Kapitol.

Vizita shtetërore e Karli III është planifikuar të zhvillohet nga 27 deri më 30 prill dhe synon të shënojë 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, vizita vjen në një periudhë tensionesh diplomatike mes Uashingtonit dhe Londrës, të lidhura kryesisht me zhvillimet në Lindjen e Mesme.