Konjufca për çështjen e presidentit: Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës.

Zëvendëskryeministri Konjufca, i cili është edhe kandidat zyrtar i LVV-së për president, tha se do të tërheqë kandidaturën sapo partitë opozitare të bëjnë një propozim për president.

“Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës. Nuk kemi çka të bëjmë”, tha shkurt Konjufca. /EO