Rrëzohet një ndërtim pa leje në Butoc të Prishtinës, Përparim Rama publikon pamje [video]
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka publikuar pamje nga rrëzimi i një ndërtimi pa leje në fshatin Butoc.
“Rrënimi i ndërtimit pa leje në Butoc”, shkroi ai mbi një video të publikuar në Facebook.
Të dielën Rama paralajmëroi rrënimet e të gjitha ndërtimeve pa leje.
“Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen. Ju keni mundësinë që, brenda afatit paralajmërues të dhënë nga Inspeksioni i Komunës, t’i demoloni vetë këto ndërtime dhe të tërhiqni materialet tuaja, si rasti këtu. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të shmangur pasoja të mëtejshme dhe për të kontribuuar në një qytet më të rregullt dhe më të sigurt për të gjithë”, shkroi Rama.