Armëmbajtje pa leje në Prishtinë, prangoset një person

Një person është arrestuar nga policia, pasi gjatë një kontrolli i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 15 fishekë.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 22:20, në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Rr. ‘Bill Clinton’, Prishtinë, 14.04.2026 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 15 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri