Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në Prishtinë, dëmtohet vetura dhe banesa nga të shtënat

Një femër ka raportuar në Polici se ditë më parë kishte dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ndërsa më gjatë ditës së djeshme ka vërejtur dëmtime në pronën e saj.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti i ndodhur ditë më parë në rrugën “Taib Zeka” në Prishtinë, është paraqitur dje në Polici, raporton Zeri.info.

“Rr. ‘Taib Zeka’, Prishtinë, 10.04.2026 – 14:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se ditë më parë kishte dëgjuar krisma nga arma e zjarrit, ndërsa më 14.04.2026 kishte vërejtur se xhami i veturës i është dëmtuar nga dy predha të armës së gjuetisë dhe dera e ballkonit dyshohet se është dëmtuar nga predha të njëjta. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja afër veturës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri