Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, duke ngritur dyshime për rrethanat e vdekjes së tij.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 05:30, në rrugën “Rrahman Dini” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Rr. ‘Rrahman Dini’, Prishtinë, 14.04.2026 - 05:30. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri