Aksion policor në Skenderaj, zbulohen pesë armë dhe 734 fishekë
Policia ka ndërmarrë një aksion në Skenderaj, pas dyshimeve se një person kishte publikuar armë në rrjete sociale.
Sipas njoftimit të PK-së, mbi dyshimet e bazuara të Policisë gjatë ditës së djeshme është realizuar bastisja në shtëpinë e të dyshuarit në zonën e Skenderajt, ku është identifikuar dhe lokalizuar personi i dyshuar, raporton Zeri.info.
"I dyshuari është intervistuar lidhur me posedimin e paautorizuar të armëve dhe posedimin e armëve me leje të skaduar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me urdhër të prokurorit, rasti po hetohet në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Zëri