Formacionet zyrtare: Atletico Madrid - Barcelona
Atletico Madridi do t’i bëjë konak sonte Barcelonës, me ndeshjen që luhet në kuadër të ballafaqimeve kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone e fitoi ndeshjen e parë në “Camp Nou” me shifrat prej 2-0, me Barcelonën që sonte e synon rikthimin e madh.
Trajneri i Barçës Hansi Flick ka vendosur për 11-shen startuese për këtë përballje, ashtu si Simeone.
Mungesa të mëdha ka nga të dy anët, teksa te Barça ajo që do të ndjehet më së shumti është mungesa e Raphinhas.
FORMACIONET ZYRTARE:
ATLETICO MADRID: Musso; Molina, Le Normand, Lenglet, Ruggeri; Llorente, Koke, Simeone, Lookman; Griezmann, Alvarez
BARCELONA: J. Garcia; Kounde, E. Garcia, Martin, Cancelo; Gavi, Pedri; Yamal, Lopez, Olmo; Torres.