Macroni kërkon rifillimin e bisedimeve SHBA–Iran për të shmangur përshkallëzimin

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për rifillimin e negociatave mes SHBA-së dhe Iranit, pasi raund i parë i bisedimeve përfundoi pa marrëveshje.

Ai tha se ka zhvilluar biseda me Donald Trump dhe Masoud Pezeshkian, duke theksuar nevojën për të “qartësuar keqkuptimet dhe për të shmangur përshkallëzimin”.

Macron kërkoi që armëpushimi të respektohet plotësisht.

nga të gjitha palët dhe të përfshijë edhe Libanin, ndonëse SHBA e konsideron këtë çështje të ndarë nga negociatat me Iranin raporton CNN.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e rihapjes së ngushticës së Hormuzit pa kushte, për të mundësuar rifillimin e shpejtë të dialogut. Sipas tij, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të organizojnë një videokonferencë me vende të tjera për të diskutuar një mision mbrojtës që synon rikthimin e lirisë së lundrimit në këtë zonë strategjike.