Meloni: Të vijojnë negociatat midis SHBA-së dhe Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Kryeministrja italiane Giorgio Meloni tha sot se është e nevojshme të vazhdojnë negociatat e paqes, me qëllim që t’i jepet fund luftës midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, si dhe të hapet Ngushtica e Hormuzit.

“Është e nevojshme të vazhdojmë punën për të çuar përpara negociatat e paqes, me investimin e të gjitha përpjekjeve të mundshme për të stabilizuar situatën dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, e cila është thelbësore për ne. Jo vetëm për furnizimin me karburant, por edhe për plehra”, u tha Meloni gazetarëve në Veronë.

Në negociatat për një zgjidhje të përhershme paqeje midis delegacioneve të SHBA-së dhe Iranit, të cilat u mbajtën të shtunën në Islamabad, nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe Pakistani dhe vendet e tjera po bëjnë përpjekje ndërmjetësimi për të organizuar vazhdimin e bisedimeve. /abcnews