Samiti IV i Diasporës, Destani: Diaspora, pasuri e çmuar dhe urë lidhëse me botën
Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Lazim Destani, ka marrë pjesë në Samitin e IV të Diasporës Shqiptare, që po mbahet në Tiranë, duke e cilësuar këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve kudo në botë.
Destani ka theksuar se samiti ka bashkuar shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora, duke krijuar një atmosferë frymëzuese që, sipas tij, forcon rrënjët dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen.
Ai vlerësoi rolin e diasporës si një aset të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, duke nënvizuar se suksesi i shqiptarëve jashtë vendit përbën një pasuri të çmuar për Shqipërinë.
Samiti është hapur nën përkujdesjen e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili në fjalën e tij ka theksuar rëndësinë e diasporës si një forcë dinamike zhvillimi dhe si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe botës.
Në kuadër të aktivitetit, Destani bëri të ditur se është zhvilluar edhe një diskutim i hapur me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ku është folur për thellimin e bashkëpunimit institucional me diasporën.
Ai theksoi nevojën për ndërtimin e një bashkëpunimi më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, si dhe për intensifikimin e koordinimit mes institucioneve përkatëse dhe diasporës shqiptare.
Destani shprehu mirënjohje për anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe për qasjen bashkëpunuese të institucioneve, duke e cilësuar samitin si një dëshmi të gjallë të unitetit dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve, pavarësisht distancave./Zëri
Shkrimi i plotë i Destanit: