Gjendet pa shenja jete një person në Shtime, Policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në fshatin Godanc i Epërm i Shtimes.

Sipas raportit të Policisë, viktima është një mashkull kosovar, ndërsa rrethanat e rastit ende nuk janë bërë të ditura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, të cilat kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

“Fsh. Godanc i Epërm, Shtime, 13.04.2026 – NN. Nga Emergjenca është raportuar se në fshatin e lartcekur është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri