Nuhiu: Në Kosovë ka njerëz të cilët nuk e dinë se ekziston sëmundja e HIV-AIDS-it

Arbër Nuhiu, drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore, ka deklaruar se numri i rasteve të të infektuarve me HIV-AIDS në Kosovë është në rritje, ndonëse numrat sipas tij janë shifra të vogla.

Po ashtu, Nuhiu vuri në dukje se ka edhe njerëz që nuk e dinë se ekziston si sëmundje.

“Fatkeqësisht, në shekullin 21, gjithë kjo teknologji edhe njerëzit kanë mungesë të informatave rreth këtyre çështjeve, sepse shëndeti seksual është tejet i rëndësishëm e tek ne ende është turp të flitet në mënyrë të hapur”, deklaroi ai në Klan Kosova.