Kurti uron Pashkët: Në këtë ditë të ringjalljes, besimi bëhet veprim

Kryeministri Albin Kurti u ka uruar Pashkët besimtarëve ortodoksë.

“Në këtë ditë të Ringjalljes, besimi bëhet qëndrim dhe veprim. Prej tij nis ndryshimi e përkushtimi te secili, në familje, në shoqëri”, ka shkruar Kurti.

Ai u ka uruar shqiptarëve ortodoksë që ndodhen në Kosovë si dhe ata që janë në mërgatë.

“Besim e mirësi në çdo shtëpi e për shumë mot Pashka”, përfundon Kurti.