Ndahet nga jeta miku i Kosovës, ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel
Ka ndërruar jetë ish-kongresmeni amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel.
Si kryetar i Komitetit për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Engel ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor. Ai u shqua për mbështetjen e tij të palëkundur ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar.
Trashëgimia e tij mbetet ajo e një udhëheqësi me parime të forta, të përkushtuar ndaj vlerave demokratike dhe partneritetit ndërkombëtar.