Trump: Sulme të reja kundër Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi Iranin për sulme të reja nëse nuk arrihej një marrëveshje.

Në prag të negociatave me Pakistanin, Donald Trump paralajmëroi Iranin se do të ketë sulme edhe më shumë intensitet.

“Po i ngarkojmë anijet me municionet dhe armët më të mira të prodhuara ndonjëherë, madje edhe më të mira se ato që përdorëm më parë, të cilat i përdorëm për t’i bërë ata copë-copë”, tha presidenti në një intervistë me ”New York Post”.

Ndërkohë, Trump shkroi në Truth Social se ”Irani nuk ka karta për të luajtur në negociata përveç Ngushticës së Hormuzit”.

Kjo ngushticë është një pikë kyçe strategjike për tregtinë globale të hidrokarbureve që Teherani praktikisht e ka bllokuar për javë të tëra.

“Iranianët nuk duket se e kuptojnë se nuk kanë karta për të luajtur përveç zhvatjes afatshkurtër nga pjesa tjetër e botës duke përdorur korridoret ndërkombëtare detare. Arsyeja e vetme pse ata janë ende gjallë sot është të negociojnë”, shkroi presidenti amerikan në Truth Social, përpara fillimit të bisedimeve të paqes në Pakistan./ atsh