Rruga drejt Arbërisë e bllokuar, qytetarët rrezikojnë jetën duke kaluar mbi pengesa

Për shkak të punimeve në zonë, rruga që çon drejt Dragodanit, apo lagjia “Arbëria” është mbyllur me barriera metalike, duke pamundësuar kalimin normal të këmbësorëve.

Si pasojë e kësaj, qytetarët, madje edhe të moshuarit, po detyrohen të kalojnë mbi këto pengesa, duke rrezikuar kështu edhe sigurinë dhe jetën e tyre.

Në mungesë të një zgjidhjeje alternative apo sinjalizimi adekuat, situata po shkakton shqetësim tek banorët dhe kalimtarët e rastit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se kalimi bëhet në mënyrë të improvizuar, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të siguruar një qasje të sigurt për qytetarët që jetojnë në këtë zonë. /Zëri