Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për sot.
Sipas njoftimit për media nga Kuvendi, seanca do të mbahet prej orës 17:00, transmeton Zeri.info.
Në këtë seancë pritet shqyrtimi i 10 projektligjeve.
Rendi i ditës
1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-026 Projektligjin për Shërbimet e Pagesave,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-027 Projektligjin për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
7. Shqyrtimi i parë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.