Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, Vitia nënshkruan kontratën

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se është hapur rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK.

Sipas tij, pas një sërë sfidash, Ministria ka marrë dritën e gjelbër për vazhdimin e punimeve në këtë projekt të rëndësishëm për sektorin shëndetësor.

Vitia ka njoftuar se tashmë është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Qendrës Emergjente, e cila pritet të përfundojë brenda një afati prej 30 muajsh.