Konjufca kërkon në OKB që UNMIK-u t’i mbajë duart larg nga Gjykata Speciale: Është krijim i Kosovës
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj rolit të UNMIK-ut gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të United Nations, duke folur për Gjykatën Speciale.
Ai theksoi se Dhomat e Specializuara nuk janë krijuar nga Rezoluta 1244 dhe nuk i përkasin UNMIK-ut, por janë produkt i vetë institucioneve të Kosovës.
“Zgjerim i tepruar i autoritetit raportues të UNMIK-ut. Gjykata Speciale nuk janë krijim nga Rezoluta 1244, nuk janë krijuar nga Këshilli, mos nxirrni autoritet aty, dhe ato nuk i përkasin UNMIK-ut. Specialja është krijuar me amendament kushtetues të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Baza ligjore rrjedh nga një letërkëmbim mes Kosovës dhe BE-së”, deklaroi Konjufca.
Ai shtoi se këto dhoma janë “produkt i rendit sovran” të Kosovo dhe se duhet t’i raportojnë Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, njësoj edhe prania e EULEX bazohet në marrëveshje ndërmjet European Union dhe Kosovës, duke kërkuar që kjo të kuptohet brenda kësaj kornize.
Në fund, Konjufca theksoi se përpjekjet për t’i paraqitur institucionet e Kosovës si “status-neutral” apo brenda kornizës së OKB-së janë të papranueshme.