Rrahje grupore në Obiliq, pesë persona përfundojnë në mbajtje
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së hënës mbrëma ka arrestuar pesë persona në Obiliq, në mesin e tyre edhe një të mitur, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë, të njëjtët janë përfshirë në një rrahje mes vete pas një mosmarrëveshjeje që kishin.
Po ashtu, Policia njofton se të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Lëndim i lehtë trupor & Asgjësim ose dëmtimi i pasurisë
Rr. “Tropoja”, Obiliq, 06.04.2026, 19:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë - njëri prej tyre i mitur, pasi të njëjtët pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor dhe pas trajtimit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Zëri