“Dua të jem përgjithmonë me ty”, dedikimi emocionues i Brikenës për Mateon në dasmë [video]
Brikena Selmani dhe Mateo Borri i thanë "po" njëri-tjetrit mbrëmjen e djeshme (e hënë) në Big Brother VIP Albania 5.
Ata organizuan një dasmë në një ambient të veçantë të shtëpisë së famshme, ku të ftuar ishin edhe ish-konkurrentët, Arbër Hajdari e Monika Kryemadhi.
Në momentin e celebrimit, dyshja shkëmbyen edhe disa fjalë emocionuese.
Ajo që mori vëmendje ishte një fjali e modeles nga Kosova, duke i shprehur dashurinë Mateos, ndonëse ka qenë më e rezervuar.
"Dua të jem përgjithmonë me ty", iu drejtua ajo.
Dasma më pas u ndez pasi për të performuar ishte artisti i mirënjohur, Gena.
Mbetet për t'u parë se si do të ecë dashuria e tyre jashtë mureve të shtëpisë së famshme.