Mustafa: Nafta në Maqedoni 1.55 euro - mos lsho pe Albin, sa ma të larta çmimet, ma shumë po të votojnë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa, ka kritikuar Qeverinë për mosuljen e akcizës dhe TVSH-së për derivatet, ndonëse çmimi i naftës ka arritur rreth 1.85 euro për litër.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka krahasuar situatën në Kosovë me atë në Maqedoninë e Veriut, duke shkruar se atje janë ndërmarrë masa për lehtësimin e qytetarëve, ndonëse në Kosovë sa më të larta çmimet, aq më shumë, sipas tij, qeveria “Kurti” votohet.

“Maqedonia, ku nafta kushton 1.55 euro, dje ka ulur akcizën për 7 cent ndërsa para dy jave ka ulur TVSH nga 18% në 10%. Qeveria e Kosovës nuk e ka ulur as akcizën as TVSH, anipse çmimi është 1.85+.Mos lsho pe Albin! Sa ma të larta çmimet, qaq ma shumë po të votojnë!”, shkroi Mustafa.