Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe për përgjegjësi politike

Ipeshkvi Dodë Gjergji në meshën solemne të Pashkëve që u mbajt sonte në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë bëri thirrje për reflektim shpirtëror, dashuri dhe pajtim, si dhe për ripërtëritje të shpresës në mesin e familjeve shqiptare.

Gjatë fjalimit të tij, Ipeshkvi Dodë Gjergji u bëri thirrje liderëve politikë të vendit që të tregojnë përgjegjësi në ushtrimin e detyrave të tyre, me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë. Ai gjithashtu u lut për ndaljen sa më të shpejtë të luftërave në botë dhe për mbizotërimin e paqes dhe qetësisë.

“I ftojmë autoritetet politike të vendit tonë që të jenë më të ndërgjegjshëm për kohën të cilën jetojmë, por më të përgjegjshëm për detyrat dhe përgjegjësitë që të ruhet stabiliteti dhe siguria ashtu që të gjithë të kenë aftësinë, guximin dhe zotësinë për dialog me njeri-tjetrin dhe të respektojmë të kaluarën sikur që duhet të ndërtohet e ardhmja”, tha Dodë Gjergji.

Ai tutje u lut për paqen në botë, duke thënë që ‘Dashtë Zoti që sa më parë të ndalohet zhurma dhe krisma e armëve dhe të ngadhënjejë qetësia’.

Mesha solemne e Pashkëve, e cila simbolizon ringjalljen e Krishtit dhe përçon mesazhe shprese, ripërtëritjeje dhe jete të re./rtk