Nisin përgatitjet e fundit për ceremoninë e dorëzim-mandatit nga Osmani te Haxhiu 

Kanë nisur përgatitjet e fundit për ceremoninë zyrtare të dorëzim-mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani, te kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

Tashmë, kur kanë mbetur edhe 1 orë deri në fillimin e ceremonisë, jashtë oborrit të Presidencës, nga pamjet e siguruara nga Klan Kosova, shihet se po shtrohet tapeti i kuq.

Ndërkohë, ceremonia zyrtare do të zhvillohet në orën 16:00.

Osmani, e cila mori detyrën pesë vite më parë me përkrahjen e Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti të sigurojë një mandat të dytë, ndonëse kishte shprehur publikisht dëshirën për ta vazhduar atë.