Dy persona plagosen me armë zjarri në një restorant në Veternik, dërgohen për tretman mjekësor
Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një rast me të shtëna në Prishtinë, ku si pasojë e tyre, kanë mbetur të lënduar dy persona.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Pllana tha se se të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor, dhe se, është arrestuar një person.
‘’Sot rreth orës 02:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Ferid Curri në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend janë të lënduar 2 persona, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Deri më tani është arrestuar një person i dyshuar. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore’’, ka thënë Pllana.