Arrestohet një person në Pejë për ngacmim, i gjenden armë pa leje

Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për ngacmim dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të PK-së rasti ka ndodhur më 3 prill 2026, rreth orës 18:00, në sheshin “Shkëlzen Haradinaj”, ku i dyshuari, kishte publikuar në rrjete sociale një video me përmbajtje fyese ndaj familjes Haradinaj, raporton Zeri.info.

“Sheshi Shkëlzen Haradinaj, Pejë 03.04.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri – pistoleta, njëra me 4 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri