Babai nga Klina e raporton të zhdukur vajzën e tij
Një vajzë është raportuar e zhdukur nga babai i saj në fshatin Krushevë e Vogël të Klinës.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti është paraqitur më 1 prill 2026, rreth orës 14:00, nga babai i saj, i cili ka njoftuar se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet ende vendndodhja e saj, raporton Zeri.info.
“Fsh. Krushevë e Vogël, Klinë 01.04.2026 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri