Gjukanoviqi në gjyq, publikohen detaje spiunazhi tek BIA

Procesi gjyqësor ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq, ka nxjerrë në pah pretendime serioze të Prokurorisë Speciale lidhur me përfshirjen e saj në veprimtari të organizuar në shërbim të inteligjencës serbe (BIA). Sipas organit të akuzës, Gjukanoviq, në cilësinë e saj si zyrtare e misionit të OSBE-së në Kosovë, ka keqpërdorur pozitën dhe qasjen në informacione të ndjeshme, duke i transmetuar ato tek agjentët e BIA-s.

Prokuroria pretendon se veprimet e saj nuk përbëjnë rrjedhje të rastësishme informacioni, por një bashkëpunim të strukturuar dhe të vazhdueshëm që ka rrezikuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

Prokurori i specializuara, Bekim Kodraliu deklaroi se ish-zyrtarja e OSBE-së përmes komunikimeve me agjent të BIA-s, kishte zhvilluar edhe takime me zyrtarë të BIA-s, si Lubina Bukviq.

Ai u shpreh se Prokuroria Speciale do të dëshmojë se Gjukanoviq në koordinim me agjentin e BIA-s në disa raste ka krijuar situata të paqena dhe raporte fiktive në veçanti për veprimtarinë e Polciisë së Kosovës dhe raportet vjetore të OSBE-së.

“Raportet e Policisë së Kosovës me të gjeturat në telefonat e tyre duke filluar nga telefoni celular A1 Samung S8 i datës 12.05/2025 së bashku me provat që janë gjetur në telefonin e të pandehurës. Raporti i Policisë së 11.08/2025 ....vërteton hyrje dalje e zyrtarëve të BIA në këtë rast të Dojan Dimiq i botërisht dihet se është zyrtar i lartë i BIA-së në shoqërim të tij me Lubisha Bukviq kjo është provë që dokumenton se këta kanë qenë zyrtar dhe janë zyrtarë të BIA që e pandehura në një rast është takuar drejtpërdrejtë me njërin prej tyre. Raporti i Policisë së Kosovës që ka të bërë me provat materiale të nxjerra nga telefoni i të pandehurës Samung S22 raporti i policisë i datës 29.03/2023 me të gjeturat nga ekzaminimi i këtij telefoni i tipi Huaëei P30 i cili është gjetur në posedim të të pandehurit tani të dënuar për spiunazh Aleksandës Vllaiq”, tha ai.

Prokuroria Speciale në seancën e sotme ka paraqitur si provë edhe dokumente që përfshijnë raporte të OSBE-së për sulmin në KKZ në Mitrovicën Veriore, më 6 dhjetor 2022, kur nuk lejoheshin të mbahen zgjedhjet lokale.

Këto raporte e akuzuara ia kishte dërguar agjentit të BIA-s, Aleksandër Vllaiq.