Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë sulmet ndaj Iranit në koordinim të plotë me Trumpin
“Izraeli do të vazhdojë operacionet e tij ushtarake kundër Iranit në koordinim të plotë me Shtëpinë e Bardhë”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu pas një takimi për vlerësimin e situatës në selinë e IDF-së në Kirya, Tel Aviv.
Në një deklaratë më herët, Netanyahu tha se kishte bashkëpunim të ngushtë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump si në nivelin politik ashtu edhe në atë ushtarak.
“Në koordinim të plotë midis meje dhe Presidentit Trump, dhe midis IDF-së dhe forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin. Regjimi është më i dobët se kurrë – Izraeli është më i fortë se kurrë”, tha ai.