Bebe Rexha nderohet me “Female Icon Award 2026”
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është shpërblyer me çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards, në vlerësim të kontributit të saj në muzikën dance.
Vitet e fundit ajo ka qenë shumë aktive në zhanrin euro-dance, duke sjellë hite globale si I'm Good (Blue), One in a Million dhe New Religion.
Ky çmim shënon një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj, duke konfirmuar ndikimin e saj në skenën ndërkombëtare të muzikës elektronike.