Pamje: Këngë e valle shqipe në ndeshjen e ligës NBA

Para ndeshjes së ligës NBA mes Chicago Bulls dhe Indiana Pacers u këndua shqip.

Ansambli i Komunitetit Shqiptar në Illinois, në bashkëpunim me ekipin e Chicago Bulls mundësuan që këngë e valle shqipe të prezantoheshin para publikut në një ndeshje të këtij niveli, para publikut amerikan.

Për rreth 12 minuta, ansambli shqiptar atje performoi, duke dhuruar spektakël në skenën e madhe të basketbollit.