Osmani marshon në shi për ndërgjegjësimin ndaj autizmit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar marshit për ndërgjegjësimin ndaj autizmit, duke ecur në rrugët e qytetit përkrah fëmijëve dhe familjeve të tyre, pavarësisht motit me shi.

E shoqëruar nga qytetarë dhe përfaqësues institucionalë, Osmani ka mbajtur pankartën sensibilizuese, duke dhënë mesazhe mbështetjeje dhe solidariteti për fëmijët me autizëm, raporton Zeri.info.

“Sikurse çdo vit, edhe sot jemi krah për krah me fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre, për më shumë mirëkuptim, mbështetje dhe dashuri për secilin fëmijë. Sepse çdo fëmijë meriton të dëgjohet dhe të mbështetet,” ka thënë ajo. /Zëri