Haradinaj i reagon Kurtit: Ju shpenzoni më së shumti para duke i ushqyer “zagarët” që fyejnë shqiptarët

Një situatë e tensionuar ndodhi sot gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ku kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e quajti kryeministrin Albin Kurti si “mashtrues”.

“Sot erdh mashtruesi para nesh, me një mashtrim ideal dhe na mashtroi kryeministri”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj ishte i ashpër edhe për deklaratën e Kurtit për mediat, teksa tha se “Ky shpenzon më së shumti para duke ushqyer ‘zagarë’ me i fy shqiptarët”.

“Ndodhi një mashtrim dhe dua ta demaskoj. Kolegu që foli para meje është sa vjet në pushtet dhe mban përgjegjësi për çmimet, vjedhjen me energjinë, faturat që po na vinë, ky dhe qeveria juaj dhe nuk mund t’i ikni përgjegjësisë. Nuk mund të fshiheni pas çmimit tavan as asgjë sepse oligarkët tu kryeministër po blejnë e shesin energji çdo ditë, e po ju shtohen kompanitë njerëzve tuaj të afërt. Thotë po financohen mediat me thasë. Ky shpenzon më së shumti para duke ushqyer zagarë me i fy shqiptarët”, u shpreh kreu i AAK-së, të cilit më pas iu ndërpre fjala nga kryekuvendarja Albulena Haxhiu. /Zëri