Kurti flet për mediat, përmend “raportimet për financime me thasë parash”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit, përveç tjerash foli edhe për lirinë e shprehjes si dhe mediat në vend.

“Një demokraci nuk jeton vetëm nga votat e qytetarit, por edhe nga fjala e thënë. Dhe kjo duhet të jetë e lirë për të qenë e vlefshme. Por fjala nuk mund të jetë e lirë nëse është e kapur nga interesa të fshehta. Raportimet për financime me thasë parash, nuk janë vetëm një problem i etikës profesionale, por janë kërcënim i drejtpërdrejtë për integritetin e debatit publik. Sepse kur paraja hyn në mënyrë të padukshme, ajo nuk blen vetëm hapësirë mediake, por blen ndikim, orienton narrativen dhe në fund dezinformon qytetarin”, deklaroi Kurti.

Ai tha se Ligji për Këshillin e Mediave, nuk është për të kontrolluar mediat, por për të mbrojtur atë nga kapjet. /Zëri