Bytyqi e AAK-së thotë se paga e 13-të ka krijuar ndasi mes qytetarëve

Deputetja e AAK-së Albana Bytyqi, në seancën e sotme plenare ka folur rreth shpërndarjes së pagës së 13-të nga Qeveria e Kosovës.

Bytyqi tha se kjo po krijon ndarje të qartë mes qytetarëve.

Ajo ndau një bisedë që kishte sot me një punëtor të sektorit privat, i cili i kishte thënë asaj.

“Punojmë çdo ditë, paguajmë tatime, por kur vjen puna tek pagesa duket se për Qeverinë nuk po ekzistojmë, Kjo fjali, fatkeqësisht nuk është vetëm historia e tij personale, ajo përfaqëson qindra e mijëra qytetarë që e mbajnë ekonominë në këmbë”, deklaroi Bytyqi.

Sipas saj, sot ndarja është bërë më e qartë, në mes të atyre që shpërblehen dhe atyre që punojnë.