Pas dekorimit të Kombëtares, Osmani: Ekipi e ngriti Kosovën në majat e krenarisë
Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka folur pas dekorimit të Kombëtares sonë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani u shpreh se ekipi i Kombëtares sonë me zemër dhe shpirt të pathyeshëm e ngriti Kosovën në majat e krenarisë. /Zëri
Postimi i plotë:
Ekipi i Kombëtares sonë në futboll, me zemër dhe shpirt të pathyeshëm, e ngritën Kosovën në majat e krenarisë, ndaj sot me Medaljen Presidenciale të Meritave u kurorëzuan me nderimin dhe respektin e një populli që është dhe do të jetë gjithnjë krenar me ta.
Përkundër rezultatit të mbrëmshëm, ata i dhanë gjithë kombit tonë diçka edhe më të vlefshme: shpresë. Për këtë përfaqësim të denjë, mirënjohja jonë për ekipin dardan do të rrojë përgjithmonë.