Njësia “Miniera me Flotacion Kishnicë dhe Artanë” shënon arritje të jashtëzakonshme të eksportit
Njësia biznesore “Miniera me Flotacion Kishnicë dhe Artanë” ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme të eksportit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Njësia biznesore ku përmes një postimi në Facebook ka paraqitur statistikat.
Ky rezultat përfaqëson kulmin e performancës ndër vite dhe një rritje të dukshme të kapacitetit eksportues. /Zëri
Postimi i plotë:
REKORD NË EKSPORT – TM1 2026
Njësia Biznesore Miniera me Flotacion Kishnicë dhe Artanë ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në TM1 2026, duke arritur nivel rekord të eksportit: K/Pb: 181.89 ton
K/Zn: 332.41 ton
Ky rezultat përfaqëson kulmin e performancës ndër vite dhe një rritje të dukshme të kapacitetit eksportues.
Vetëm në TM1 2026:
K/Pb ka arritur pothuajse nivelin e të gjithë vitit 2025
K/Zn në TM1 2026 ka arritur nivelin e përbashkët të TM1 për vitet 2021–2025
Ky rezultat reflekton rritjen e prodhimit, organizimin më të mirë dhe fokusin e qartë në eksport.
Një arritje që konfirmon drejtimin e duhur dhe potencialin real të kësaj njësie.