Mallorca në përkrahje të Muriqit: Një hap larg Botërorit
Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndaj Kombëtares së Turqisë në play-off për Kupën e Botës.
Skuadra spanjolle Mallorca i ka uruar suksese lojtarit të tyre Vedat Muriqit me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Muriqi, një hap larg Kampionatit Botëror”, shkroi Mallorca.
Kujtojmë që ndeshja do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 20:45.