Veteranët tentojnë të hyjnë me forcë në hyrje të Kuvendit

Veteranët e luftës së UÇK-së kanë tentuar të hyjnë me forcë në hyrje të Kuvendit, nga ana e deputetëve.

Aty shihen edhe zyrtarë policorë, të cilët mundohen t’i ndalojnë protestuesit.

Protesta e OVL UÇK-së është thirrur kundër ekspozitës që u vendos në sheshet e Prishtinës, e cila pasqyroi pasaktësi për masakrat e Kosovës.