Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe shënon herën e parë që mbahet pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në rendin e ditës janë përfshirë disa projektligje që lidhen me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe amendamentet përkatëse të tyre.