Përshihet nga zjarri një barnatore në Ferizaj

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se një barnatore në Ferizaj është përfshirë nga zjarri.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, të premten në 03:20.

“Raportohet se është përfshirë nga zjarri një objekt – barnatore pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.