Ndërprerje e përkohshme e ujit në dy rrugë të Ferizajt për shkak të punimeve

Kompania rajonale e ujësjellësit KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm për disa konsumatorë gjatë ditës së premte.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të prekë banorët e rrugëve “Mulla Idriz Gjilani” dhe “Xhemë Gostivari”, duke filluar nga ora 09:00.

Arsyeja e ndërprerjes lidhet me vazhdimin e punimeve në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj, investim që synon përmirësimin e menaxhimit dhe cilësisë së shërbimeve të ujësjellësit.

Nga kompania bëhet e ditur se furnizimi me ujë për këto zona pritet të rikthehet nga ora 16:00.

KRU “Bifurkacioni” u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë kohëzgjatjes së punimeve.