Turqia eliminon Rumaninë dhe kalon në finale të play-offit

Turqia ka arritur ta eliminoi Rumaninë dhe të sigurojë finale e play-offit për kualifikim në Kuoën e Botës 2026.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Tupras” përfundoi me rezultat 1-0.

Golin arriti ta shënojë Kadioglu në minutën e 53-të.

Me këtë fitore, Turqia është e para që ka siguruar kualifikimin në finale të play-offit, nga rrugëtimi C, aty ku bën pjesë edhe Kosova.

Kujtojmë se, Kosova do të luajë nga ora 20:45 ndaj Sllovakisë në Bratisllavë, dhe në rast se fiton, do të luajë ndaj Turqisë më 31 mars në finale të play-offit në “Fadil Vokrri”. /Zëri