Ylli i Barcelonës ankohet publikisht ndaj Flickut: E meritoj që të luaj më shumë

Hansi Flick ka instaluar një kulturë shumë të mirë në dhomën e zhveshjes së Barcelona, megjithatë disa çarje kanë filluar të shfaqen.

Rasti më i fundit ka të bëjë me Roony Bardghji, i cili ka përjetuar një sezon të vështirë të parë në 'Spotify Camp Nou'.

Bardghji iu bashkua klubit verën e kaluar nga Copenhagen, dhe megjithëse ka impresionuar sa herë që është aktivizuar nga Flick, ai ka qenë i kufizuar në 22 paraqitje në të gjitha garat me shumicën e këtyre si zëvendësues.

Së fundmi, Bardghji ka dalë para mediave dhe ka pranuar se nuk është i kënaqur me mungesën e minutave në fushë.

“E vërteta është se deri tani kam pasur pak minutazh. Kam durim, por, sinqerisht, mendoj se meritoj të luaj më shumë. Nuk jam 100% i lumtur, por ky është futbolli”.

“Respektoj ata që kanë qenë pjesë e skuadrës për një kohë të gjatë, ata janë shokët e mi të ekipit. E di se çfarë mund të bëj, kam shumë besim tek vetja”, ka thënë Bardghji.

Gjatë afatit kalimtar dimëror, Bardghji u lidh me një largim nga Barcelona, me Porton mes klubeve që shfaqën interes.

Në atë kohë, Flick mbylli derën për largimin e sulmuesit suedez, por gjatë verës mund të shfaqen mundësi për një largim të mundshëm.

Barcelona po kërkon të nënshkruajë një sulmues krahu, dhe megjithëse Marcus Rashford është kandidati i preferuar, profili ideal është një lojtar i gjithanshëm që mund të luajë në të dy krahët. /telegrafi