Granit Plava: Naimi ma ka gju armën, më tha “ik zhduku”

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur sot seanca ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

I akuzuari Granit Plava para trupit gjykues dha detaje lidhur me ngjarjen që çoi deri në vrasjen e Liridona Ademajt.

Plava tha se me Naim Murselin kishte pasur komunikim përmes telefonit në “Whatsapp”.

“Kemi fol përmes telefonit në Whatsapp dhe Naimi për një moment më ka shkruar: çu se u çum. E kam pa Naimin që me kerr u nis poshtë, nuk e di sigurtë a ka qenë kerri i tij, unë u nisa me shku për Gjakovë, nuk kam bërë as 10 minuta rrugë më ka thirrë në telefon duke më thënë: ku je, ku je…Pas dy tre minutave ka ardh Naimi… Si e ka pa kerrin tem u ndal te unë edhe shpejtë ma ka gju armën edhe ka thënë ik zhduku. Unë e kam dëgju krismën”, tha Plava.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në orën 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.