AAK-ja mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm, në fokus zhvillimet politike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbajë sot në orën 16:00 mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të diskutohen zhvillimet aktuale politike në vend.

Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e AAK-së, në këtë takim do të shqyrtohen qëndrimet e partisë lidhur me situatën e krijuar politike.

“Në këtë mbledhje do të diskutohen zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e Aleancës lidhur me situatën e krijuar”, thuhet në njoftim.

Nga kjo parti kanë bërë të ditur se pas përfundimit të mbledhjes do të njoftojnë për vendimet dhe qëndrimet që do të dalin nga diskutimet.